Drejtoria e Arsimit në Gjakovë iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolektivit të shkollave ku ishin nxënësit, Ramë Mehmeti, Ideal Rama dhe Veton Morina të cilët humbën jetën nga shembja e një objekti në Jabllanicë.
“Pushoni në paqe engjujt tanë”, thuhet në njoftimin e DKA-së, shkruan Arbresh.info.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa tre fëmijet ndodheshin brenda një objekti të pabanuar, ku ndodhi edhe shembja e pllakës, që i zuri poshtë.
Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 13-vjeçare.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në raportit 24 orësh thotë se rrethanat për shembjen e objektit në Jabllanicë të Gjakovës janë të panjohura.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Arbresh.info/
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
QKUK jep detaje për gjendjen e të riut që u ther me thikë në...
Rama: E bllokojnë Skënderajn si në gjendje lufte, kurse Kurt...
“Po na vonojnë, por Prishtina do të transformohet”, Perparim...
Kritika e Mark Rutte: Shumë vende të NATO nuk ndajnë fonde t...
Neuer rikthehet nga pensionimi për Botërorin 2026
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...