Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, priti sot në takim Zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Nënkolonelin shqiptar, Presim Ferataj.
Gjatë takimit, drejtori Pllana informoi Nënkolonelin Ferataj dhe ekipin e tij për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon, e cila u vlerësua si stabile dhe e qetë. Ai prezantoi gjithashtu disa nga aktivitetet e realizuara nga Policia Rajonale, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve, si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Të dy palët diskutuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Policisë Rajonale të Ferizajt dhe forcave të KFOR-it, me synim forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, bashkëpunuese dhe me përkushtim të ndërsjellë për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së