Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka thënë se pacienti I lënduar nga shpërthimi I rregullatorit të bombolës së oksigjenit nuk i ka dëgjuar këshillat e personit përgjegjës për bombola dhe për këtë shkak ka ardhur deri tek shpërthimi, shkruan arbresh.info/.
Në një intervistë për portalin arbresh.info drejtori, Jeton Zeqiri, tha se stafi mjekësor nuk u ka rekomanduar familjarëve t’i prekin bombolat e oksigjenit por ata nuk po dëgjojnë.
“Sot në orën 01:00 pas mesnate në repartin e Internos ku është duke u bërë trajtimi I rasteve me Covid-19, ka shpërthyer një rregullator I bombolës së oksigjenit me ç’rast një familjar i një pacienti edhe përkundër sugjerimit të personit përgjegjës për bombola I ka sugjeruar për ta mos prekur mirëpo ai e ka prekur bombolën dhe I ka shkaktuar djeg ‘je të duarve”, tha ai.

I pyetur për mungesën e motrave në këtë repart, Zeqiri tha se ka mungesë të motrave se dhe po presin ardhjen e infermierëve dhe specialistëve të rinj.
“Ne për një trajtim të mirëfilltë nuk kemi staf jo vetëm në Ferizaj por në krejt sistemin tonë shëndetësorë. Ne kemi në nderim të natës katër infermier. Ne po kemi presion të vazhdueshëm që të qëndrojnë familjarë pranë pacientëve”, tha ai./arbresh.info/

Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...