Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, thotë se janë sulmuar dy patrulla kufitare mëngjesin e sotëm.
“Sot janë sulmuar drejtpërdrejtë patrullat kufitare, dhe falë automjeteve të blinduara policët nuk janë lënduar”, deklaroi Mehmeti në një konferencë për medie.
Sipas tij, prej datës 13 prill kanë ndodhur katër sulme ndaj policisë në një territor ku janë shumë afër njëra tjetrës.
“Kjo tregon se ka për qëllim të pengojë aksionet e Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me luftën ndaj kontrabandës”, deklaroi ai.
Më 13 prill në Zubin Potok, policia ka hasur në iriqa gjembor metalik.
“Më saktësisht bëhet fjalë për 46 iriq të vendosur në mes të rrugës. Në orën 08:00, në kohën kur ndërrohet patrullat në pikat kufitare. Një njësi tjetër, është sulmuar me gurë automjeti i patrollës kufitare”, deklaroi Mehmeti./arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron