Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti i shoqëruar nga përfaqësues të Policisë dhe të DOJ- ICITAP-it, Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi i realizuar në Washington D.C, me drejtorin e DOJ-ICITAP-it Amerikan z. Gregory Ducot, me të cilin u diskutuan tema mjaft të rëndësishme në interes të organizatës policore, shkruan arbresh.info.
“Ky takim kishte për qëllim të rrisë edhe më tej bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatës policore, të cilat shërbejnë në zhvillimin dhe avancimin profesional të Policisë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare”, njofton Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës falënderon DOJ-ICITAP-in Amerikan për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për Policinë e Kosovës./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...