Në konferencën rajonale të shefave të policive e cila po vazhdon të mbahet në Zagreb të Kroacisë, në vazhdën e takimeve bilaterale drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka realizuar një takim me drejtorin e përgjithshëm të policisë së Republikës së Kroacisë Nikola Milinia, thuhet në një komunikatë për media.
Fokusi i diskutimit ka qenë avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, përfshirë ndihmën që Policia Kroate po i jep Policisë së Kosovë në avancimin e kapaciteteve përmes IPA-së dhe projektit të reformës policore.
Po ashtu nga drejtori i policisë kroate, u zotua se do të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja ndaj PK-së, në të gjitha fushat e në veçanti në inkuadrimin dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar, inkuadrim ky i cili do të rris edhe më tej bashkëpunimin bilateral.
Takimi rezultojë mjaft pozitiv për të dy organizatat policore, ku të dy krerët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellët./arbresh.info/

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin