Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, priti në takim zyrtar, këshilltarin e lartë të ICITAP-it amerikan Timothy Altomare.
Përmes një njoftimi thuhet se i sapoemëruari, drejtor i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar me këshilltarin e lartë dhe këshilltaren vendore, në kuadër të programit të ICITAP-it, Departamenti i Drejtësisë së ShBA-ve Timothy Altomare dhe Leonora Berkani.
Pjesë e diskutimeve ishte partneriteti i vazhdueshëm strategjik në mes të DOJ/ICITAP dhe Policisë së Kosovës për avancimin e praktikave efektive për zbatim të ligjit dhe parimet e forta të sundimit të ligjit në polici.
Altomare shprehu zotimin për vazhdimin e ofrimit të ndihmës në drejtim të ngritjes profesionale të Policisë si dhe në prioritizimin e fuqizimit të marrëdhënies me qytetarët.
Drejtori i Përgjithshëm, Gazmend Hoxha u përgjigj me zotimin e tij për vazhdimin e partneritetit me ICITAP-in dhe agjencitë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara duke vlerësuar ndërkohë mbështetjen e tyre në të kaluarën./Arbresh.info


Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë