Drejtori i Antiterrorizmit në Policinë e Kosovës Fatos Makolli gjatë një debati televiziv ku diskutohej për terrorizmin dhe ndikimin e agjendave të shteteve të huaja në Kosovë ka thënë se të arrestuarit në Badovc ishin në fazën fillestare për përgatitjen e sulmit terrorist.
“Ne kemi pasur informacione kredibile, sipas të cilave janë duke bërë një përgatitje për këtë veprim. Përgatitja e sulmit nga të arrestuarit ishte në fazën e përgatitjes. Pra, me veprimin e policisë është ndalur ky sulm. Jeni edhe të informuar për procesin e më tejm. Gjerat që janë gjetur aty tashmë edhe janë të konfirmuara se i përkasin këtij grupi”, ka thënë Makolli në “Rubikon” të KTV’së.
Ai ka treguar se për këta persona ka pasur informata edhe të më hershme Policia e Kosovës.
” Kemi të bëjmë më disa persona që kane qenë të njohur. Polica ka pasur informacione për këta persona”, tha Makolli.
Në debat u konfirmua se organizatat fetare që vepruan pas luftës në Kosovë rritën radikalizmin pasi atakuan të rinjtë ndërsa si shtete që bën këtë ishin Arabia Saudite, Turqia dhe Irani.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT