Pasi që ushtarët shqiptarë janë parë duke ecur në shëtitoren e pjesës veriore të Mitrovicës, dhe deklaratave se qindra ushtarët shqiptarë do të vendosen në veri, sipas Millovan Drecunit, një gjë e tillë përbën rrezikim të sigurisë se serbëve.
Gjatë një interviste dhënë televizionit serbe Pink, kryetari i të ashtuquajtur Komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se nuk posedon informata të konfirmuara që në kuadër të trupave të KFOR-it do të vendosen qindra ushtarët shqiptarë në veri, por sipas tij nuk përjashton mundësinë që mund të ndodh një gjë e tillë, transmeton Telegrafi.
Ai e cilëson si provokim shkuarjen e ushtarët shqiptarë në veri të Mitrovicës, megjithatë lidhur për këtë çështje ishte deklaruar edhe KFOR-i duke theksuar se prania e oficerëve shqiptarë në veri të Mitrovicës nuk do të duhej të habiste askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-s.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...