Një person ka alarmuar Policinë sonte në Gjilan, pasi i njëjti ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës së tij te Penda e fshatit Livoç i Epërm, raporton Arbresh.info
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Arbresh.info se personi në fjalë është rreth 40-vjeçar dhe i njëjti po qëndron në murin e pendës, me qëllim që të lëndojë veten.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po negociojnë me 40-vjeçarin, për ta bindur që mos ta kryejë aktin.
“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani. /Arbresh.info/
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...