Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”.
Policia bën të ditur se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...