Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Albulena Haxhiu i kanë dorëzuar sot për verifikim pranë Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, në mbështetje të zyrtarizimit të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook deputetja e kësaj partie Fitore Pacolli.
Postimi i saj i plotë:
Bashkë me deputeten Albulena Haxhiu, sot dorëzuam për verifikim pranë Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor (KZP) të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës, në mbështetje të zyrtarizimit të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Sipas Rregulloreve në fuqi, kandidatura për kryetar zyrtarizohet me dorëzimin e nënshkrimeve të 1/5 së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit e kanë dhënë nënshkrimin e tyre 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Ne e dimë që plot anëtarë të tjerë të Këshillit të Përgjithshëm do të kishin nënshkruar në mbështetje të kësaj kandidature, por vlerësuam se tani që është përmbushur dhe tejkaluar kriteri për nënshkrime, nuk ka më nevojë të mblidhen edhe nënshkrime të tjera dhe dorëzuam sot këto që tashmë ishin grumbulluar.
Për më tepër, menduam gjithashtu të mbetet e hapur mundësia që dikush tjetër që planifikon të kandidojë duke grumbulluar nënshkrime nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të mund ta shfrytëzojë këtë alternativë.
Në fund, zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të zhvillohen sipas parimit një anëtar – një votë. Me besimin e thellë te vlerat e demokracisë tonë të brendshme, bashkë është e mundshme!
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...