Po vazhdon përplasja përmes statuseve në Facebook mes ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Muratit dhe deputetes së LDK-së, Hykemet Bajrami.
Kjo e fundit ka kërkuar nga Murati që ministrat të japin dorëheqje sipas nenti 26, përcjell Arbresh.info.
Murati i është kundërpërgjigjur Bajramit duke i thënë se neni 26 do të vlente po që se certifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025, ndërsa ka kërkuar që ta lexoj nenin 31 paragrafi 5.
“Hykmete, Lexoje çka thotë Neni 31, paragrafi 5 i ligjit. Qeveria e cila e përfundon mandatin, kryen funksionet e njejta si qeveria në dorëheqje. Neni 26 do të vlente po qe se çertifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025”, ka shkruar Murati.
“Nuk ju fajësoj, është hera e parë që një qeveri e çon mandatin deri në fund. Prandaj edhe u duket e pabesueshme”, tha në fund Murati./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Mos i manipulo faktet, ligji kërkon dorëheqje, jo opozita
Murati: Opozita s’po kërkon dorëheqje nga institucionet, por braktisje të tyre
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit