Në degët e LDK-së janë shtuar zërat se nuk e pranojnë Isa Mustafën në krye të listës. Shumica e anëtarëve të LDK-së kanë qenë kundër koalicionit me PDK-në në zgjedhjet e kaluara.
Kështu ka thënë Donika Gërvalla në televizionin Rrokum, duke shtuar se elektorati nuk mund t`i besojë Mustafës nëse listës për zgjedhjet e qershorit i prin ai ose nënkryetarët e tij.
“Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje ekonomike është Hashim Thaçi, ndërsa Isa Mustafa është përgjegjës që hyri në këtë lojë”, ka deklaruar Gërvalla.
Sipas saj, LDK-në e presin zgjedhje katastrofale në aspektin e rezultatit.
Ajo ka mohuar se mund të jetë pjesë e listës së ndonjë partie tjetër, kurse ka theksuar se do të mbetet pjesë e LDK-së./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026