Sot në hapësirat e Stacionit Policor në Kamenicë, Kolonel Agron Rukiqi, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe Nënkolonel Evan Hessel, Zëvendës Komandantit-Lindje të KFOR-it me staf është përuruar dhoma mike e cila është dhënë donacion nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë.
“Ky investim është mjaft i rëndësishëm për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje dhe ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme”, thuhet në njoftim.
Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, pajisje të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për viktimat e dhunës në familje./Arbresh.info

Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...