Me ndezjen e zjarrit të shenjtë dhe me leximin e “Lutjes së Hyjit”, sot u mbajt mesha e Pashkëve në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Don Lush Gjergji i priu kremtimit të kësaj meshe, ku me këtë rast u kënduan lutje kushtuar situatës së krijuar me pandeminë COVID-19. Gjergji tha se me mendje e me zemër i bashkëngjitet lutjeve të shumë besimtareve që kërkojnë praninë dhe dashurinë e Zotit.
“Edhe ne, një mendje dhe një zemre, të bashkuar në këto rrethana që i pëson bota jonë dhe bota mbarë, kërkojmë prej Zotit praninë dhe dashurinë e tij. Kërkojmë prej Zotit paqe dhe pajtim, kërkojmë prej Zotit që njeriu dhe njerëzimi ta pranojnë dhe jetësojnë porosinë që na ka dërguar dhe dhuruar ai, pra bashkë me Krishtin dhe nën e tij e tonën, bashkë me kishën dhe motrën tonë Shën Terezën me mendje dhe me zemra edhe ne lutemi”, tha Gjergji.
Ai me këtë rast i bëri thirrje të gjithë popullit të mos dorëzohen para koronavirusit, por të shpresojnë dhe të luten. Ndër të tjerash, Gjergji bëri të ditur se sot në të gjithë botën festohen pashkët, e krejt kjo për të dëshmuar para vetes dhe tjerëve se Krishti është ringjallur. Festa e Pashkëve është dita qendrore e vitit kishtar e Kishës Katolike dhe e gjithë krishterëve me ç ’rast besimtarët katolikë përkujtojnë dhe festojnë sakrificën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit.
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...