Dr. Ali Hajdari, me origjinë nga Drenasi, është emëruar Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda në landin e Thüringenit, duke u bërë kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë rajon të Gjermanisë.
Këtë ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij suksesi.
“Ju prezantoj Dr. Ali Hajdari, me prejardhje nga Drenasi, i cili nga muaji prill i këtij viti është emëruar Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda, në landin e Thüringenit. Ai bëhet kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë land’, ka thënë Ajeti.
Dr. Hajdari ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke ndjekur më pas një karrierë të suksesshme profesionale në disa nga klinikat më prestigjioze universitare të Gjermanisë, si ato në Mannheim, Jena, St. Georg Klinikum Eisenach dhe Elisabeth-Klinikum Schmalkalden.
Ai është specialist i Mjekësisë Interne dhe subspecialist i Kardiologjisë, i diplomuar në Qendrën Klinike Universitare të Jenës, dhe gjithashtu subspecializant i Angiologjisë (sëmundjeve të enëve të gjakut).
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...