Doganierët serbë në pikëkalimin Serbi – Kosovë, Merdar kanë ndaluar dy shqiptarë kosovarë të fusin në Kosovë 120 mijë euro, përcjell lajmin e agjencisë serbe srna gazeta “blic” e Beogradit, transmeton Koha.net.
Sipas këtij lajmi, në Merdar sot pasdite arriti minibusi me tabela gjermane me gjashtë pasagjerë që udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.
Doganierët, sipas lajmit, duke kontrolluar në xhepat e shoferit dhe ndihmësit të tij, shqiptarë të Kosovës, gjetën 143 mijë e 450 euro të mbështjellë me folie.
Ata kishin deklaruar se një burrë në Gjermania ua kishte dhënë paratë që duhej t’ia jepnin një personi të panjohur në Prishtinë.
Shoferi dhe ndihmësit iu kthye shuma e lejuar 10 mijë euro e pjesa tjetër u ndalua, përkohësisht, thotë mediumi.
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...