Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës zhvilluan një aksion në Prishtinë, ku ndaluan një automjet që shpërndante barna pa banderola në barnatore të ndryshme.
Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara, pa dokumentacion ligjor dhe me prejardhje të dyshimtë.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim, ndërsa barnat janë sekuestruar si prova materiale.
“Gjatë ndalimit dhe kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara, të cilat nuk posedonin dokumentacion të rregullt ligjor dhe nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës, duke ngritur dyshime për prejardhjen e tyre dhe sigurinë për përdorim të qytetarëve. I dyshuari është shoqëruar për intervistim nga zyrtarët hetues të Doganës së Kosovës, ndërsa të gjitha barnat janë sekuestruar si prova materiale. Me autorizim të Prokurorit kompetent, aktualisht janë duke u kryer kontrolle shtesë në barnatoret ku dyshohet se janë shpërndarë këto barna. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe veçanërisht në mbrojtjen e shëndetit publik nga produktet ilegale dhe të pasigurta”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...