Dogana e Kosovës ka raportuar se Njësitë Antikontrabandë kanë kryer dy aksione të veçanta në rajonin e Prizrenit, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e etanolit (96% alkool), e dyshuar për qarkullim të paligjshëm për shmangie nga taksat doganore.
Gjatë një kontrolli në terren, autoritetet ndaluan një automjet transportues, ku u gjetën 500 litra etanol pa dokumentacion të rregullt. Personat e përfshirë nuk posedonin dëshmi mbi origjinën e mallit, importin legal apo pagesën e detyrimeve doganore, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, veprime të mëtejshme operativ-hetimore çuan në zbulimin e një sasie tjetër prej 500 litrash etanol, të fshehur në garazhin e një shtëpie në të njëjtin rajon. Kështu, sasia totale e sekuestruar arrin 1000 litra etanol, pa dokumentacion që vërteton legalitetin e importit dhe pagesën e taksave.
Bazuar në llogaritjet fiskale, shmangia e akcizës, taksave doganore dhe TVSH-së kap vlerën rreth 6,260 euro, duke shkaktuar humbje direkte për buxhetin e Kosovës dhe krijuar konkurrencë të padrejtë në treg.
Rasti po trajtohet në procedurë hetimore në bashkëpunim me institucionet kompetente, ndërsa autoritetet paralajmërojnë veprime ligjore ndaj të gjithë të përfshirëve. Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut ligjor dhe parandalimin e shmangies së detyrimeve fiskale, me synim vazhdimin e operacioneve antikontrabandë në të gjithë vendin.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri