Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumentare, në Pejë.
Sipas një njoftimi thuhet se në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës, në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.
Tutje në njoftim thuhet se njësiti i Doganës ka ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës.
“Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe më pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, tutje në njoftim bëhet e ditur se Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontroll në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /arbresh.info/

Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...