Dogana e Kosovës njofton se pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vermicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.
Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar.
Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë.
“Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në njoftim tutje thuhet se vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro.
“Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky sukses i Doganës së Kosovës dëshmon një herë tjetër përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe aktivitete ilegale”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...