Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë zbuluar dhe konfiskuar një sasi të madhe pajisjesh telefonike dhe elektronike në një subjekt tregtar në Prishtinë.
Dogana e Kosovës njofton se Njësitë Antikontrabandë të këtij institucioni në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple dhe disa kufje origjinale Apple. Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro.
“Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme”, theksohet në njoftim.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë