Zëdhënësi i Doganave të Republikës së Kosovës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar se ka filluar zbatimi i vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për taksën prej 10 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Po, po ka filluar”, ka thënë Stavileci shkurt në një përgjigje për Gazetën Express.
Ky vendim i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks shtesë prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina po konsiderohet në kundërshtim më marrëveshjen e CEFTA-s.
Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë, dje ka reaguar Bashkimi Evropian, duke kërkuar që një vendim i tillë të pezullohet.
Reagime të ashpëra kanë ardhë edhe nga Serbia. Marko Gjuriq ka thënë se nëse nuk anulohet ky vendim, atëherë Serbia do të shqyrtojë ndërprerjen e dialogut në Bruksel.
Ndërsa ministri i Tregtisë së Bosnje dhe Herecogivnës, Mirko Saroviç, ka thënë se një vendim i tillë i Qeverisë së Republikës së Kosovës përbën precedent dhe shkel marrëveshjen e CEFTA-s.
Ai ka kërkuar reagim të menjëhershëm të krerëve të CEFTA-s lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë nga Qeveria e Republikës së Kosovës një vendim i tillë po promovohet si një mbështetje për prodhimet vendore.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...