Gjatë një kontrolli të rregullt në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, pas dyshimeve për mospërputhje në deklarimin e mallrave.
Sipas njoftimit, ndonëse vozitësi kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për të deklaruar, gjatë kontrollit të detajuar janë zbuluar dy çanta të mbushura me mallra tekstile, të cilat nuk ishin të deklaruara sipas kërkesave të legjislacionit doganor në fuqi.
“Bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme tregtare, me qëllim të mbrojtjes së tregut dhe interesit të qytetarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit