Rreth 600 kilogramë djathë, si dhe veshmbathje tekstili dhe medikamente me vlerë rreth 7,000 euro, u sekuestruan dje nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në fshatin Junake të Zubin Potokut.
Mallrat po transportoheshin me një automjet që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës së gjelbër (rrugëve të paautorizuara).
“Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se transportoheshin rreth 600 kg djathë, veshmbatje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro. Malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës. Rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira