Dogana e Kosovës njofton se sot gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar tri raste të tentim kontrabandës, ku dy prej tyre me telefona dhe një mosdeklarimit të mjeteve monetare.
Gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi. Gjithashtu edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të menqur gjatë tentim kontrabandës.
Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi.
“Rasti është referuar për hetime të mëtejshme te Drejtoria e Hetimeve të Doganës së Kosovës, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe veprimet tjera procedurale. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve ilegae që dëmtojnë ekonominë dhe sigurinë e vendit”, njofton Dogana e Kosovës.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...