Në pikën kufitare në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti.
Mallrat, të vendosura në pako të ndryshme në bagazhin dhe ulëset e pasme të veturës, përfshinin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj – gjithsej rreth 900 copë.
Pala nuk kishte paraqitur as faturë dhe as ndonjë dokument tjetër përcjellës për mallrat e hasura.
“Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kryerjen e kontrolleve në pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...