Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimit ku Jakup Krasniqi në ëebfaqen e presidencës paraqitej si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kupina bën të ditur se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë ndërhyrje derisa theksojnë se nga nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike, shkruan Arbresh.info.
“Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi. Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush.”, ka shkruar ai.
“Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike.”, ka shtuar Kupina.
Ndër të tjera, ai i ka kërkuar falje familjes së Jakup Krasniqit për situatën e krijuar.
“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik