Pas deklaratave të senatorit amerikan David Perdue se duhet të hiqet prezenca e ushtarëve amerikanë nga Kosova, ka ardhur një reagim i ri.
Bëhet fjalë për djalin e presidentit Donald Trump, Donald Trump i Riu, transmeton portali arbresh.info.
Duke shpërndarë postimin e Perdue, Trump Jr shkruan se pajtohet dhe se është koha të kthehen ushtarët në shtëpi.
“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Koha t’i kthejmë në shtëpi”, shkruan ai.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin historik në vështrim, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, kishte shkruar senatori David Perdue./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira