Djali i shoferit të autobusit tregon emrin e udhëtarit që mungon

13:39 | 25 Nëntor 2021

Besar Memedi është i biri i Kadri Memetit, shoferit të dytë të autobusit të kompanisë “Besa Transa” që ka humbur jetën pas djegies së autobusit në Bullgari.

Në një deklaratë ekskluzive për televizionin kombëtar bullgar, BNT, ai ka thënë se në momentin e tragjedisë babai i tij nuk ka qenë duke vozitur. Për babain e tij ka thënë se shpeshherë ka vozitur deri në Gjermani dhe Turqi dhe se i ka njohur mirë rrugët. Sipas Besarit, autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike.

Babai i ti tashmë i ndjerë, Kadriu, nuk ka lejuar njerëz në autobus me bagazh të rrezikshëm- as me mjete piroteknike, e as me karburante. “Autobusët anë qenë tre vite të vjetër dhe teknikisht në rregull”, ka thënë Besari.

Sipas tij, nga lista e të mbijetuarave në tragjedi, është një me emër Shadi Naufal Saleh, por emri i tij nuk gjendet në listën e udhëtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara