Sot, më 11 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Veteranëve.
Në këtë përvjetor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer me nder në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh zyrtar, Basha thekson rëndësinë e kontributit historik të forcave amerikane gjatë intervenimit të vitit 1999, i cili solli fundin e luftës në Kosovë dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.
“Falënderim të veçantë për kontributin historik të tyre gjatë intervenimit të vitit 1999, që solli fundin e luftës në Kosovë dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë sonë. Po aq e çmuar mbetet edhe prania e vazhdueshme e forcave amerikane në kuadër të KFOR-it, të cilat vazhdojnë të luajnë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë. Në këtë ditë nderimi, u shprehim respektin dhe mirënjohjen institucionale të gjithë veteranëve amerikanë për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe demokracisë”, shkroi Basha./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...