Kryeqyteti as sot nuk ka linja të autobusëve. Punëtorët e Trafikut Urban dhe atij privat do të protestojnë sërish, për shkak të mospagesave.
Të martën, ata zbarkuan me autobusë nëpër rrugët e Prishtinës, nga Komuna deri te Qeveria, për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Protestuesve dje iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili akuzoi Qeverinë për bllokim të buxhetit dhe për “sabotazh” ndaj Komunës.
Ai u deklarua i gatshëm për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për krizën, por deri në këto momente një takim i tillë nuk ka ndodhur.
Ndërkohë, qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha në lëvizje, duke u detyruar të kërkojnë alternativa të tjera ose të ecin në këmbë për të përmbushur obligimet e përditshme.
Situata po rëndohet çdo ditë, ndërsa zgjidhja duket ende larg.
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...