Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pranuar një letër urimi nga ushtaraku më i lartë amerikan, Mark Milley me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se Mark Milley është kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjeneral me Katër Yje.Në letrën e Milley dërguar Jasharit thuhet se “Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicion”.
Letra zyrtare e ushtarakut amerikan Mark Milley:
I nderuar Gjeneral Jashari,
Urime juve dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për festën e Ditës së Pavarësisë.
Në këtë përvjetor të veçantë, lavdëroj përparimin që keni bërë gjatë tranzicionit në forcë mbrojtëse territoriale multietnike.
Ju inkurajojmë që të vazhdoni me përkushtimin tuaj për të krijuar një forcë që mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicionit.
Urimet më të mira në këtë rast të veçantë.
Sinqerisht,
MARK A. MILLEY
Gjeneral, Ushtria Amerikane./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...