Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka uruar 9 Majin, Ditën e Evropës.
Me anë të një postimi në Facebook, partia në fjalë ka uruar që çështja e Kosovës të vendoset në agjendën e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të finalizohet anëtarësimi i shtetit në këtë organizatë, shkruan Arbresh.info.
Krahas kësaj, PDK uron që sa më parë Kosova të arrijë të marrë statusin kandidat për anëtarësim edhe në BE.
“Vetëm kështu, vendit tonë do t’i hapet rruga për forcimin e institucioneve të brendshme, për më shumë investime të reja dhe më shumë mundësi bashkëpunimi ndërshtetëror, në vazhdën e përpjekjeve për integrim evropian.”, thuhet në urimin e partisë opozitare.
“Le të angazhohemi së bashku për një të ardhme më prosperuese!”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, PDK përmendi Kosova këtë vit shënon Ditëne Evropës pa regjimin e vizave.
“Për të parën herë, Kosova sivjet po e shënon Ditën e Evropës pa regjim të vizave, andaj posaçërisht sot reflektojmë mbi vlerat si garantimi i të drejtave të njeriut, forcimi i paqes dhe diversiteti – të cilat i kemi përqafuar si shtet dhe shoqëri, e që na përbashkojnë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...