Në seancën e parë përgatitore që po mbahet sot, ndaj krerëve të organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, është duke vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan arbresh.info.
Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt, ka kërkuar që prokuroria, t’i publikojë emrat e dëshmitarëve që ka zgjedhur për t’i dëgjuar, derisa prokuroria përmes një parashtrese, është shprehur se nxjerrja e emrave të tyre, do mund t’i rrezikonte.
Për këtë çështje, gjykatësi ka pyetur prokurorin nëse janë njoftuar dëshmitarët se nuk do të aplikoheshin masa mbrojtëse për ta.
”Kur flisni për mundësinë e thirrjes së këtyre dëshmitarëve, besoj që ju i keni informuar ata për arsyen se ata do të thirren si dëshmitarë pa aplikimin e masave mbrojtëse”, tha gjykatësi.
Prokurori në përgjigjeje për Gjykatësin tha se ”Dëshmitarët e dinë se ZPS-ja mund të kërkojë masa mbrojtëse”.
Në anën tjetër gjykatësi kërkoi të dijë nëse janë përgatitur deklaratat për procesin gjyqësor.
”Ju i keni kërkuar këtyre personave që t’i përgatisin deklaratat për procesin gjyqësor”, tha gjykatësi.
E prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha se kjo është mënyra se si duhet të bëhet, e që sipas tij ata duhet të marrin deklarata dhe duhet t’i bëjnë publike ato./arbresh.info/
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...