Ministri i Punëve dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot është takuar me ish-presidenten, Atifete Jahjaga.
Ata biseduan për procesin e njohjes së statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje.
“Përkushtimi im si ministër në trajtimin meritor të këtyre viktimave ka qenë dhe mbetet ndër objektivat e vazhdueshme të dikasterit që drejtoj. Me ish-presidenten Jahjaga diskutuam edhe për gjithë angazhimin e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për punën e organizatave joqeveritare që janë duke mbështetur këtëproces”, ka shkruar ai në Facebook.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...