Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ organizon sot një tryezë diskutimi me liderë politikë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës rreth idesë së fundit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” do të diskutohet për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.
Folës në tryezën e moderuar nga Jeta Xharra do të jenë: Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së; Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK; Albin Kurti, kryetar i LVV, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit; Fehmi Beja, kryetar i Komunës së Medvegjës; Nenad Rashiq, kryetar i PDP; Fatmir Limaj, kryetar i NISMA Social Demokrate (TBC); Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, si dhe deputetë, ish-deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë tryezës do të emetohen video të shkurta të pikëpamjeve të analistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa e rajoni të dhëna ekskluzivisht për këtë tryezë.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...