Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës si përfaqësues i vetëm i pushtetit lokal të Kosovës.
Në këtë takim po ashtu janë debatuar edhe modalitetet e bashkëpunimit dhe kyçjes së përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në grupet e punës ku diskutohen aktet ligjore që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në mënyrë që zbatimi i tyre pas konsultimit me komunat do të jetë më efikas dhe në funksion të nevojave të qytetarëve./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës