Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ndaj diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Serbinë Jugore, konkretisht në Luginën e Preshevës nga qeveria serbe.
Me anë rrjetit social Twitter, ajo ka thënë se BE nuk po i kushton vëmendje të mjaftueshme diskriminimit të shqiptarëve nga Serbia, shkruan Arbresh.info.
Von Cramon theksoi se nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian ata që i privojnë qytetarët nga shtetësia e tyre pa arsye.
“Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme kësaj forme diskriminimi në BE. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam sjellë shpesh problemin në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin”, ka shkruar von Cramon.
“Fatkeqësisht, problemi është se minoriteti shqiptar në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël politike në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e tjera ??”.
“Prandaj, BE-ja duhet ta vendosë këtë çështje shumë më të theksuar në agjendë në bisedimet e anëtarësimit me ?? dhe t’i japë rëndësinë e mbrojtjes së pakicave në Serbi një prioritet shumë më të lartë”, u shpreh raportuesja Von Cramon./Arbresh.info.
Deshalb muss die EU dieses Thema bei Beitrittsgesprächen mit ?? viel prominenter auf die Agenda setzen und die Bedeutung des Minderheitenschutzes in Serbien deutlich höher gewichten.
Wer den eig Bürgern die Staatsangehörigkeit grundlos entzieht, kann nicht in die ??.
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) September 10, 2023
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...