Të enjten rreth orës 21:30, në dalje të Merdares, zyrtarët policorë kufitarë kanë kontrolluar një automjet me targa të Serbisë me drejtues si dhe pasagjer meshkuj me shtetësi të Serbisë, pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18 mijë euro me vete.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119 mijë e 180 euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të gjitha mjetet monetare të padeklaruara (119,180 euro) janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...