Shtatë persona janë arrestuar sot gjatë një aksioni të Njësisë Speciale, të cilët dyshohet për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se disa nga të dyshuarit ishin arrestuar edhe në rastin e djegies së gjykatës në Kaçanik.
“Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe pastaj ka punuar në mbështetje të hetimeve të policisë në ndriçimin e këtyre rasteve. Domethënë këta janë persona të dyshuar që kanë qenë të arrestuar më herët në rastin e pamfletëve dhe djegien e gjykatës në Kaçanik”, deklaroi Hoxha gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Njëri nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Lika është djali i një zyrtari policor
Njëri nga të arrestuarit për vrasjen e policit Lika sot mbush 18-vjet
Hoxha: Në mesin e të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Lika është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së
Hoxha: Motivi i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika dyshohet se lidhet me punën e tij si polic
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...