Me qëllim të parandalimit të përhapjes të epidemisë koronavirus (COVID-19), qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që nga 16 marsi të mbyllen të gjitha qendrat tregtare, tregjet, baret dhe kafiteritë në mbarë Kosovën.
Duke e pasur parasysh rrezikun nga ky virus, leje të punës kishin vetëm barnatoret dhe dyqanet e artikujve ushqimorë, shkruan arbresh.info.

Por këtë vendim të qeverisë së Kosovës, duket se nuk e marrin parasysh qebaptoret në Prizren. Ata po vazhdojnë të punojnë në orët e mbrëmjes kur inspektorati i nuk është në orar të punës, duke e rrezikuar kështu shëndetin e prizrenasve.
Fotografitë e mëposhtme janë shkrepur sonte nga “Rrethi i Bazhdarhanës” në Prizren nga qytetarët. /arbresh.info/

Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...