Për më shumë se 10 orë qëndruan në ambient të mbyllur, në mesin e rreth 150 personave.
Duke e ndier rrezikun, në kohën e përhapjes së virusit COVID-19 disa deputetë ju kanë drejtuar Klinikës Infektive.
“Disa deputetë kanë bërë testin, ata presin rezultatet të premten”, ka thënë për arbresh.info një burim brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Seanca ishte mbajtur me një distancë prej një metër e gjysmë ndërmjet deputetëve, por qarkullimi i tyre ka qenë i lirshëm.
Disa herë gjatë ditës është dezinfektuar edhe foltorja e Kuvendit të Kosovës, në seancën që rrëzoi Qeverinë e dalë nga koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Një testim të nevojshëm të deputetëve e kishte përmendur edhe vetë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin