Serbia dhe Kosova së shpejti nga vendet perëndimore do të marrin direktivat për mënyrën e gjetjes së zgjidhjes së kontestit ndërmjet tyre.
Siç shkruan sot gazeta e Beogradit “veçernje novosti”, këto direktiva, megjithatë lënë mundësinë për hapësirë për paraqitje të amendamenteve eventuale nga të dy vendet, transmeton Koha.net.
Sipas burimeve që thotë t’i ketë ko gazetë, këto direktiva kornizë do të përshpejtonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Se cilat do të jenë këto direktiva, pritet të merret vesh në samitin e Parisit më 1 korrik në të cilin është paraparë takimi i liderëve të Kosovës me ata të Serbisë e me pjesëmarrje të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Parimet për negociatat mbi statusin e Kosovës janë publikuar që në vitin 2005.
Në atë kohë Grupi i Kontaktit për Kosovën kishte përcaktuar tri parimet bazë për negociatat: Nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka kthim në gjendjen para vitit 1999 dhe nuk ka bashkim të Kosovës me fqinjët.
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...