E ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati së bashku me ambasadorët e QUINT-it janë pritur sot në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në reagimin e ambasadës thuhet se Prattipati ka ritheksuar nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati dhe Ambasadorët e Quint-it u takuan sot me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti. Gjatë takimit, AKD-ja ritheksoi nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane./Arbresh.info
Chargé d’affaires Anu Prattipati and the Quint Ambassadors met today with Caretaker Prime Minister Kurti. During the meeting the CDA reinforced the need for Kosovo’s political leaders to work together to constitute the Assembly and form a stable government in accordance with the… pic.twitter.com/huOTPcVsx9
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 12, 2025
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...