Ambasadori i Rusisë në Tiranë ka komentuar idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe mes dy vendeve.
Ai ka thënë se korrigjimi i kufijve është projekt amerikan.
Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej temave më të nxehta të rajonit, por edhe më gjerë, pasi për të po komentohet në disa shtete europiane.
I pyetur për qëndrimin e diplomacisë ruse në lidhje me këtë, ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, tha se rusët nuk kanë folur ndonjëherë për këtë temë.
“Nuk e kam shumë të qartë se përse ju më kërkoni mua, përfaqësuesit të Rusisë, të komentoj një ide e cila promovohet nga zyrtarë amerikanë. Siç mund ta mbani mend, fillimisht, në gusht 2018, për zbatimin e mundshëm të këtij skenari ka folur këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare John Bolton, ndërkohë që më pas, në fillim të marsit 2019, për këtë ka folur Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer”, u shpreh ambasadori rus në Tiranë, në A2 CNN.
“Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që udhëheqësit rusë të kenë folur për rishikimin e kufijve në rajon. Rusia i mbështet plotësisht bisedimet aktuale midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti Putin ka theksuar disa herë që vendi ynë është i gatshëm të pranojë çdo zgjidhje reciprokisht të pranueshme që palët do të arrijnë përmes dialogut dhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjë njoftim zyrtar që do të konfirmonte që palët po e shqyrtojnë ndryshimin e kufijve si një opsion të përshtatshëm për zgjidhjen e situatës”, shtoi ai.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot