Një shtëpi tre katëshe është djegur sot në fshatin Vraniq të Suharekës.
Sipas pronarit të shtëpisë, dëmet e zjarrit janë të konsiderueshme dhe kap vlerën e rreth 60 mijë euro.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatën se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate. Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, tha bytyqi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...