
Foto nga arkiva
Një furgon është përfshirë nga zjarri sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 17:05, jemi njoftuar se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës, një automjet (furgon) me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri”, ka thënë Elezaj.
“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...