Në qytetin e Pejës janë djegur kontejnerët e mbeturinave nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Indeksonline, thuhet se këta kontejnerë gjenden në lagjen Puhovc të Pejës.

Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmtimit të kontejnerëve, zjarri ka shkaktuar edhe tym të madh e cila është mjaft e dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Duhet rikujtuar se nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, pasi edhe në qytete tjera shpesh është raportuar për djegien e tyre.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë